zoom

Ekonomi

Në Shqipëri, nafta kushton 23% më shtrenjtë se në vendet e rajonit

Shqipëria vazhdon të kryesojë si vendi me çmimin më të shtrenjtë në rajon, pas rritjes tjetërr nga vendimi i Bordit të Transparencës.

Ditën e sotme, Bordi vendosi të rrisë me 10 lekë të tjera naftën, duke e çuar në 158 lekë litrin, 2.04 euro.

Në të njëjtën ditë, sipas Global Petrol Prices, një litër naftë në Bosnje Hercegovinë shitet me 1.67 euro/litër.

Në Kosovë, 1.79 euro, në Serbi 1.75 euro, në Mal të Zi 1.57 euro dhe në Maqedoninë  e Veriut 1.66 euro.

Çmimi i naftës në Shqipëri, është tashmë në të njëjtin nivel me shtet europiane si Gjermania dhe Belgjika.

Ngritja e një Bordi Transparence është parë me dyshim nga ekspertë të ekonomisë në vend, por edhe nga figura të politikës.

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, herë pas here ka akuzuar Bordin si organizëm korruptiv që i shërben qeverisë dhe klientëve të saj, dhe se u ka vjedhur shqiptarëve 300 milionë euro që nga krijimi pak muaj më parë.

Akuzat e Berishës lidhen me grosistët e naftës, që sipas të dhënave tatimore, importuesit kryesorë në Shqipëri janë Kastrati, Eida, Gega Oil etj. /Zoom.al