Aplikacion
Salianji përsëriti se për të, ky është një vendim politik, duke shtuar se denoncimet e tij kanë qenë në interes të qytetarëve.
“Jam një i dënuar politik me porosi të Ramës dhe urdhër të Xhafajt. Dy javë më parë Rama e paralajmëroi dënimin. Siç e ndoqët edhe dje, pse Rama u detyrua dje të komentonte një vendim gjyqësor? Në çdo deklarim të tij të mëparshëm tha nuk komentoj vendimet e gjykatave. Çfarë e detyroi dje të shkelte “standardin” e të ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësor.
Qetësoi frikën, po çfarë e tërboi.
Në 15 maj 2018 dola në këtë foltore me Bardhin e Alibeaj dhe publikuam vendimin në Itali për dënimin e vëllait të Xhafajt.
Pas këtij publikimi si Agron Xhafaj ashtu edhe vëllai i tij ministër e Ram, nuk patën asnjë reagim për tre ditë resht duke u fshehur.
Krimi im është që kam denoncuar me emër këdo që i ka rënë në qafë qytetarëve”, tha Ervin Salianji.
La Repubblica: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri boshatisen. Operatorët kthehen në Itali