zoom

Aktualitet

Në moshën 41-vjeçare, Covid-19 i merr jetën mësueses nga Mirdita

Një mësuese nga Mirdita ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Mësuesja Manjola Nikolli (Pepkolaj), 41 vjeçe, ka qenë e shtruar prej disa ditësh në një spitalet COVID në Tiranë, por nuk ka mundur të fitojë dot betejën me këtë virus.
Ajo ka ndërruar jetë gjatë natës, ndërsa ishte nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

Situata me COVID në vendin tonë në 24 orët e fundit shënoi një bilanc më të ulët prej një muaji, ku shifrat e infektimeve dhe viktimave ishin tepër të larta. Në 24 orë e fundit janë shënuar 659 raste të reja dhe 4 humbje jete si pasojë e COVID-19.