zoom

Aktualitet

Në luftë me Covid-in, sa njerëz humbën jetën dhe sa u infektuan brenda 24 orëve në vend

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 108 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 5 raste në Shkodër, Devoll, Sarandë, 3 raste në Durrës, Lezhë, Lushnje, Pukë, 2 raste në Krujë, Kavajë, Tropojë, Gjirokastër, Pogradec, Vau Dejës, Skrapar, Patos, Këlcyrë, Gramsh, 1 rast në Mirditë, Berat, Mallakastër, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Maliq, Poliçan.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mati, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 59- 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.