zoom

Të gjitha

Në kërkim nga policia! Fjolla Morina martohet në vendin përrallor

Edhe pse është në kërkim nga policia shqiptare, Fjolla Morina, po e shijon në maksimum jetën. Pasi zbuloi se ka marrë propozimin më të bukur për martesë nga partneri i saj, Fisik Syla, në Maldive, këngëtarja i surprizoi sërish fansat.

Ajo ka postuar pak më parë në “Instagram” disa video ku tregon se edhe është martuar në ishull. Ajo dhe Fisnik Syla kanë vendosur që t’i thonë “Po” njëri-tjetrit përgjithmonë në vendin përrallor.

Fjolla ka ndarë me ndjekësit pamje nga dasma e saj madhështore, ku shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Fisniku me kostum serioz dhe elegant.