zoom

Aktualitet

“Në hotelin e tij u krye një masakër”/ Detaje nga arrestimi i bosit të krimit në Elbasan: Dëshmitarët s’flisnin kundër Ardjan Çapjas

Sot në Elbasan, policia zhvilloi një operacion të titulluar “Krasta 2021”, duke arrestuar Ardjan Çapjan dhe shpallur në kërkim 40-vjeçarin Florenc Çapja. Ardjan Çapja konsiderohet një bos krimi në Elbasan.

Në hotelin e tij më herët është kryer një masakër, ku janë vrarë të afërm të tij, ndërsa rivalët e Ardjan Çapjas në Elbasan kanë qenë të shumtë.

Bëhet e ditur se ka qenë dëshmia e dhënë nga ana e të pandehurit të drejtësisë, Ervis Bardhi, që ka zbardhur një krim të dyfishtë të ndodhur në Kërrabë më 2012-en.

Prokuroria dhe policia e kanë pasur të vështirë që të gjejnë prova, sepse dëshmitarët nuk flisnin për Ardjan Çapjan dhe aktivitetin e tij, por sa duket më në fund ka pasur një dëshmi të plotë kundër tij.

Policia e Elbasanit njoftoi sot se ka arrestuar Ardjan Çapjan dhe ka shpallur në kërkim Florenc Çapjan, të dyshuar për vrasje të dyfishtë të ndodhur në Elbasan, në vitin 2012.