zoom

Bota

Në Haiti vendoset një udhëheqës i ri,teksa vendi është në zi për presidentin e vrarë

Qeveria në Haiti vendosi një kryeministër të ri të martën ndërsa zyrtarët janë në zi për presidentin e vrarë Jovenel Moïse.

3 oficerë policie janë arrestuar si të implikuar në vrasjen e tij.

Kryeministri i zgjedhur Ariel Henry u betua për të zëvëndësuar kryeministrin e përkohshëm Claude Joseph, i cili mori udhëheqjen e Haitit me mbështetjen e policisë dhe ushtrisë pas sulmit të 7 korrikut në shtëpinë private të Moïse,ku mbeti e plagosur gjithashtu edhe gruaja e tij, ky sulm tronditi rëndë kombin me më shumë se 11 milionë banorë.

 

‘’Detyra që na pret është komplekse dhe e vështirë’’, tha Henry ndërsa bëri thirrje për unitet dhe premtoi të takohej me sektorë të ndryshëm në ditët në vazhdim për të krijuar konsensusin.

‘’Unë jam nga një shkollë që beson në dialog’’, tha ai.

Ai gjithashtu falenderoi ‘’kombet simotra’’ të cilat nuk i identifikoi,për solidaritetin dhe ekspertizën e tyre për investigimin të cilin ai tha së personat përgjegjës do të sillen përpara drejtësisë.

Henry,një neurokirurg dhe ish ministër kabineti,ka premtuar për një konsensus qeveritar deri në zgjedhjet e ardhshme të Haitit.

Ai deklaroi se është takuar më shoqërinë civile dhe sektorin privat.

Ai synon të rivendosë rregull dhe siguri në qeveri dhe të luftojë korrupsionin,dëshiron t’i bëjë vaksinat kundër COVID-19 për të gjithë, ristartimin e ekonomisë dhe të krijojë një sistem zgjedhor transparent dhe të besueshëm.

Moïse u qëllua disa herë dhe zyrtarët kanë arrestuar të paktën 26 persona të implikuar në këtë ngjarje, por ende mbetet e paqartë se kush ishte përfundimisht pas sulmit.

Midis të arrestuarve janë 18 ish-ushtarë kolumbianë dhe pesë nga Haiti,gjithashtu 3 haitian-amerikanë.

Ndryshimi në udhëheqjen e vendit,erdhi pasi një grup diplomatësh kryesorë ndërkombëtarë i bënë thirrje kryeministrit të zgjedhur Henry për të krijuar një ‘’qeveri konsensuale dhe gjthëpërfshirëse’’. Përgatiti: Alesia Doçi