zoom

Aktualitet

Në gjendje kritike! U dogj nga shpërthimi i tubacionit të naftës, punëtori niset drejt Tiranës

Është sjellë me urgjencë për në Tiranë, 50-vjeçari Vikor Ballaj, i cili pësoi djegie të rënda pas shpërthimit në flakë të një tubi nafte të kompanisë ARMO në Ballsh.

Punëtori 50-vjeçar është transportuar te shërbimi i Djegie-Plastikës tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, për shkak se në trup ka djegie të rënda. Fillimisht spitali i Fierit, ku ai u dërgua tha se ishte nën kontroll, por plagët ishin të thella.

Kujtojmë se zjarri ka rënë rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”.

Gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marrë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marrë djegie punëtori i kësaj kompanie, Viktor Ballaj, rreth 50 vjeç.