zoom

Slider

Në derë të shtëpisë! Ekzekutoi Armando Beqirin, rrëfehet autori: Vrasja ndodhi sepse…

Angjelin Stërkaj, autori i vrasjes së Armando Beqirit në 13 shkurt të këtij viti në Islandë, ka treguar se vrasja ka ndodhur për arsye personale mes tij dhe të ndjerit.

Rrjedha e ngjarjeve thotë Sterkaj ka ndodhur pas disa kërcënimeve serioze, të cilat tha se nuk i shpjegon dot për momentin.

“Më vjen shumë keq që një numër i madh njerëzish, të cilët nuk kanë marrë pjesë në atë që bëra unë, ishin të përfshirë në këtë çështje dhe madje u desh të vendoseshin në paraburgim. Gjithçka ka ndodhur për arsye personale, të cilat kishin të bënin personalisht me mua dhe të ndjerin. U bënë kërcënime serioze dhe filloi rrjedha e ngjarjeve, të cilat nuk i shpjegoj dot për momentin”, ka thënë ai.

Angjelin nuk dëshiron të diskutojë më tej çështjen, por beson se do të sqarohet kur të përfundojë hetimi i çështjes dhe prezantimi i provave në gjykatë. Angjelin Stërkaj nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Sipas mediave ndërkombëtare ai ka jetuar në Islandë për rreth 7 vjet dhe është e qartë se kishte armiqësi midis tij dhe Armando Beqirit.

Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33-vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.