zoom

Aktualitet

Në burg që 18-vjeç! Zbardhet e shkuara e vrasësit të policit

Aldi Rama është 21-vjeçari i cili vrau ditën e sotme efektivin e policisë Saimir Hoxha pas një kontrolli për parcelat me drogë. I riu është emër i njohur për policinë dhe autoritetet.

Mësohet se Rama është rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar që në 2012. Në vitin 2019, kur ishte vetëm 18-vjeç Aldi Rama bëri burg si i akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisi. Ai u akuzua për vjedhjen e telefonit të të dashurës së tij dhe iu gjetën cigare kanabis në banesën e gjyshit me të cilin jetonte.

Por jo vetëm kaq, pasi e dashura e tij e kishte kallëzuar në polici për dhunë fizike, por një çështje e tillë ishte pushuar nga gjykata. Ndërsa në vitin 2020, Aldi Rama u ndalua sërish për mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ndërsa në rrjetet sociale kujdesej të postonte foto me armë, makina duke treguar edhe jetën që bënte.