zoom

Të gjitha

Ndodh puthja e shumëpritur?! Donaldi dhe Beatrix shihen…

Pëlqimi ishte shprehur dhe filtrimet me dyshesh kishte ndodhur prej ditësh, por ajo që mungonte mes tyre ishte puthja.

E kemi fjalën për dyshen e shumë përfolur të Big Brother Vip, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj. Mirëpo duket se pasditen e kësaj të enjte, edhe puthja është finalizuar mes tyre. Donaldi shfaqet duke qëndruar pranë këngëtares dhe e puth vazhdimisht duke ia mbuluar fytyrën, e më pas e puth në faqe e qafë.

Kujtojmë se Donaldi e shprehu hapur pëlqimin për Beatrix puntatën e së martës, duke thënë se:

“Unë e di që Beatrix ka një siklet për këtë çështje por sot dua të them që unë do bëj çfarë të dua, dhe ajo që dua është kjo”.

Kështu, duket se marrëdhënia e tij me moderatoren Bora Zemani do të përfundojë. Ata janë ndarë nga njëri-tjetri disa muaj më parë, por një puthje e ndodhur brenda BBV, shtoi entuziazmin e publikut se ata mund të riktheheshin.

Bora nga ana e saj ka thënë se është në pritje të Donaldit, për të diskutuar jashtë e për të vendosur se çfarë do të ndodhë me ta. Por pas situatave të ditëve të fundit, prej moderatores nuk ka ardhur ende asnjë reagim.