zoom

Aktualitet

Ndjekje si nëpër filma/ Publikohet momenti i arrestimit të burrit të Angela Martinit

Mediat e huaja kanë publikuar së fundmi, pamje nga aksioni policor për kapjen e bashkëshortit të modeles shqiptare, Angela Martini, Dragos Savulescu.

Në video shihet se si Savulescu së bashku me persona të tjerë në makinë, përfshirë dhe Angelën përpiqet për t’i shpëtuar patrullave. Në një moment, modelja dëgjohet duke i thënë të shoqit: “pse po i jep makinës kështu?”-teksa vërehen automjete policie nëpër rrugë.

Kujtojmë që bashkëshorti i Angela Martinit, biznesmeni rumun Dragos Savulescu, u arrestua në muajin gusht pas një kohe të gjatë në arrati.

Ai ra në prangat e policisë në ishullin e famshëm grek në Mykonos, teksa po bënte pushime luksoze me shqiptaren. Mirëpo Dragos u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali.