zoom

Slider

Ndeshja e basketbollit mes të rinjve në Amerikë përfundon në tragjedi, vdes 60-vjeçari

Duhet të ishte thjesht një lojë basketbolli mes të rinjsh, por ndeshja për djem ndërmjet klasës së shtatë/tetë midis Alburgh dhe St. Albans City përfundoi në tragjedi.

Russell Giroux, një burrë 60-vjeçar vdiq pasi mori pjesë në një përleshje që shpërtheu gjatë ndeshjes së basketbollit në shkollën e mesme, tha Policia e Shtetit të Vermontit të mërkurën.

Sipas mediave amerikane policia u thirr në Qendrën e Arsimit Komunitar Alburgh pak para orës 19:00, pas një sherri të madh që përfshiu spektatorë të shumtë.

Kur oficerët arritën, përleshja kishte përfunduar dhe disa nga autorët ishin larguar, përfshirë Giroux. Më pas ai kërkoi ndihmë mjekësore dhe një ambulancë e dërgoi në spital, ku rrugës humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

Njëri prind ka arritur të regjistrojë skenat e sherrit brutal . “Më duhet të shpërndaja videon nga loja e basketbollit të vajzës sime në shkollën fillore. Prindi u vra. Çfarë nuk shkon me këtë vend”, ka shkruar ai në Twitter. /zoom.al/