zoom

Aktualitet

Ndërruan jetë nëna dhe foshnja/ Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku ndërruan jetë një e re 36-vjeçare dhe foshnja e saj.

Sipas informacioneve, shkaku i vdekjes së gruas ishte hemoliza e gjakut, e njohur ndryshe si çarja e rruazave të kuqe të gjakut, e lidhur me problemet autoimune.

Nëna dhe foshnja e saj ndërruan jetë njëra pas tjetrës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Fillimisht foshnja lindi i vdekur, ndërsa më pas ndërroi jetë edhe nëna 36-vjeçare, e cila ishte e shtruar në reanimacion.

Hemoliza e gjakut e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas në momentet e lindjes çka solli dhe lindjen e foshnjës të pajetë.