zoom

Bota

Ndërron jetë nëna e kryeministrit britanik, Boris Johnson

Një ditë e zezë për kryeministrin britanik Boris Johnson kjo e sotmja, pasi humbi nënën e tij.

Charlotte Johnson Wahl, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Një njoftim i botuar në gazetën “Times” tha se ajo vdiq “papritur dhe paqësisht” në Spitalin St Mary’s në perëndim të Londrës.

Boris Johnson dikur e përshkroi nënën e tij, si “autoriteti suprem” në familje. Figura të larta nga i gjithë spektri politik, përfshirë udhëheqësin e Laburistëve Sir Keir Starmer, i kanë dërguar ngushëllimet e tyre Johnson.

Sir Keir shkroi në Twitter:

“Më vjen shumë keq që mësoj për humbjen e kryeministrit. Ngushëllimet e mia atij dhe familjes së tij.”

Në moshën 40 vjeç Charolotte u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit, por nuk ndaloi asnjëherë pasionin e saj për pikturën.