zoom

Aktualitet

Ndërron jetë në spital 62-vjeçari i aksidentuar në Durrës, arrestohet drejtuesi i mjetit

Ka ndërruar jetë në spital 62-vjeçari që u aksidentua sot në Xhafzotaj. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në aksin Shijak-Xhafzotaj.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet D.Gj., ka ndërruar jetë në spital.

Të njëjtat burime thanë se në pranga ra shtetasi me inicialet A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.