zoom

Aktualitet

Ndërron jetë 16-vjeçari, u aksidentua dje rëndë në Sukth

Pas aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme në Sukth ka ndërruar jetë ditën e sotme, i mituri 16-vjeçar.

Viktima është identifikuar me iniciale F. O. Pas aksidentit është arrestuar drejtuesi i makinës tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Durrës

Në vijim të informacionit të mbrëmshëm për aksidentin e ndodhur rreth orës 18:00, në Sukth, ju informojmë se ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital shtetasi F. O., 16 vjeç. Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.