zoom

Aktualitet

Ndërroi jetë nga Covid-19, përcillet për në banesën e fundit aktori Guljelm Radoja

Është përcjellë për në banesën e fundit në një ceremoni private familjare aktori artist i merituar Guljelm Radoja. Radoja që humbi betejën me Covid-9 pak ditë më parë tek spitali Shefqet Ndroqi, la pas një pasuri të çmuar në artin e kinematografisë me mbi 30 role të spikatur.

Ceremonia e lamtumirës i është dhënë nga shtëpia e tij në lagjen numër 17. Familjarë e miq të tij i kanë dhënë lamtumirën në orën 11 paradite ndërsa trupi i është drejtuar varrezave të qytetit aty ku do të prehet përjetësisht.

Artisi i Merituar Radoja banonte në një apartament banesë sociale prej disa vitesh, pasi kishte dalë si i pastrehë.