zoom

Politikë

Ndërpritet mbledhja e KQZ/ Opozita 78 kandidatë më shumë seç kërkon ligji, pritet vendimmarrja

Komisioni Qëndror i zgjedhjeve është mbledhur sërish sot për të diskutuar mbi listat shumë emërore të kandidatëve për deputet nga forcat politike.

Por ndërsa lista e Nismës Thurje dhe ajo e Lëvizjes së Re u miratuan pas korrigjimit, lista e koalicionit opozitar sërish ka probleme.

Edhe kësaj herë janë dërguar lista me më shumë emra seç duhet, 78 të tillë, që bëri që Komisioni të marr një pushim për tu rikthyer me një vendimmarrje.

“Koalicioni opozitar, që i ishte kthyer lista për korrigjim, ata kanë depozituar dokumentacionin e korrigjuar dhe është konstatuar se ka më shumë kandidatë seç duhet në Elbasan, Dibër,Fier, Berat, Durrës, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër , Tiranë, Vlorë, Gjirokastër.”, tha sekretari i KQZ.

Lista 

Elbasan  6 kandidatë më shumë

Dibër 3 kandidatë më shumë

Fier 6 kandidatë më shumë

Berat 6 kandidatë më shumë

Durrës 6 kandidatë më shumë

Korçë 9 kandidatë më shumë

Kukës 6 kandidatë më shumë

Lezhë 3 kandidatë më shumë

Shkodër 9 kandidatë më shumë

Tiranë 9 kandidatë më shumë

Vlorë 6 kandidatë më shumë

Gjirokastër 9 kandidatë më shumë