zoom

Politikë

Ndahet nga jeta Bashkim Fino, Rama: Sot aktivitetet tona elektorale ndalen në nderim të vëllait tonë të dashur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të deputetit të PS-së, Bashkim Fino.

I tronditur nga humbja e papritur, kryeministri njofton se “sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”.

Kryeministri Rama mesazh ngushëllimi:

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”.

Deputeti socialist, Bashkim Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai u prek nga Covid-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.