zoom

Të gjitha

Ndahet Jennifer Lopez pas 4 vitesh lidhje

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë pas katër vitesh romancë.

Çifti kanë zgjedhur që të ndahen edhe pse kishin plane për martesë, shkruan Daily Mail.

Dyshja gjatë javës së kaluar dukeshin të lumtur në Republikën Domenikane, aty ku edhe po kalonin pushimet. Në anën tjetër, Rodriguez ka shpërndarë disa imazhe të tjera në një jaht luksoz, derisa udhëtoi në Miami.

Ndërkohë, ndarja e tyre sipas burimeve ka qenë “rrugës”, teksa një gjë e tillë ishte më se e pritshme.

Kujtojmë se çifti u fejuan në mars të vitit 2019 në plazhin e Bahamas, teksa Alex e befasoi artisten me një unazë prej diamanti.