zoom

Bota

NATO: Talebanët duhet t’i përmbushin zotimet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin e organizuar nga SHBA-ja dhe Gjermania në lidhje me Afganistanin, tha se talebanët duhet të përmbushin zotimet e tyre.

Duke folur gjatë takimit të përbashkët të Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken dhe ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas, Stoltenberg theksoi se talebanët duhet të mbajnë premtimet e tyre mbi terrorizmin, të drejtat e njeriut dhe largimin e sigurt të personave që duan të largohen nga Afganistani, tha NATO në një deklaratë.

Duke deklaruar se NATO ka korrur fitore në luftën kundër terrorizmit deri në largimin nga Afganistani, Stoltenberg tha se prania e NATO-s në këtë vend ka përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal për dekada të tëra.

Stoltenberg theksoi se ristrukturimi i grupeve terroriste në Afganistan nuk duhet të lejohet në të ardhmen dhe se të gjithë aleatët e NATO-s duhet të qëndrojnë së bashku në luftën kundër terrorizmit.