zoom

Lajme

Natalie Portman zbulon: Si Rihanna më ndihmoi të përballoj divorcin

Natalie Portman është një fanse e madhe e Rihanna-s. Në ‘Tonight Show Starring Jimmy Fallon’, aktorja 43-vjeçare, e cila ka finalizuar divorcin e saj nga ish-bashkëshorti Benjamin Milipent, foli për takimin me këngëtaren në Javën e Modës në Paris në janar.

Në takimin e tyre, superylli e quajti aktoren “një nga k*rvat më seksi në Hollywood”.

“Mendoj se çdo grua që kalon përmes divorcit duhet ta bëjë që Rihanna t’i thotë asaj se ajo është një k*rvë e keqe. Ishte pikërisht ajo që më duhej”, shtoi ajo.

Në videon, e cila u publikua në fillim të këtij viti, Portman i tha Rihannës: “Të dua”, ndërsa këngëtarja përgjigjet: “Unë jam fanse“.