zoom

Aktualitet

Nata e fundit në hotel! SPAK i merr modeles makinën luksoze që i dha nipi i deputetit

Tetë pasuri dhe një shumë në euro në llogari bankare SPAK i kërkoi sot gjykatës që t#i konfiskohen Redjan Rrajes, nipit të deputetit socialist Rrahman Rraja.

Mes pasurive që janë sekuestruar me vendim gjykate është edhe një makinë, që përdoret modelja Kejvina Kthella.

Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi, A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja” thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Në momentin e arrestimit të Rrajës dy vite më parë, modelja u mor në pyetje për lidhjen dhe njohjen që kishte me të riun që u prangos.

Në dëshminë e saj, modelja pranoi njohjen me Rrajën. “Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani.

Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë.

Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tijtha ajo asokohe.

Redjan Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.