zoom

Bota

NASA nis anijen kozmike për në Jupiter! I vë emrin e një kënge të grupit Beatles

Në orën 11:34 të mëngjesit, NASA lëshoi anijen Lucy për të eksploruar asteroidet e Jupiterit të quajtur Trojans.

Anija kozmike është emëruar sipas eshtrave të paraardhësit njerëzor të Australopitekut, rreth 3.2 milionë vjet të vjetër të gjetur në Afrikë në vitin 1974.

Mbetjet janë emëruar bazuar në këngën e grupit legjendar të muzikës, Beatles, “Lucy in the Sky with Diamonds”.

Misioni, i cili u ngrit me një raketë Atlas V nga Cape Canaveral, Florida, pritet të zgjasë 12 vjet.

Asteroidet e Jupiterit në fakt ndahen në dy grupe.

Në grupin e parë, i cili udhëton para Jupiterit, asteroidët mbajnë emrin e luftëtarëve të famshëm grekë, dhe në grupin e dytë, i cili udhëton pas tij, ata mbajnë emrin e heronjve trojanë.

Ato janë mbetje të sistemit të hershëm diellor, që nga koha kur planetët u formuan.