zoom

Politikë

“Na është blerë mandati i pestë në Lezhë”/ Mark Marku: Ka prova që janë shpërndarë para nga bashkitë

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të PD-së në Lezhë, Mark Marku tha se ka prova që janë shpërndarë para për blerjen e votave në bashkitë e drejtuara nga socialistët.

Marku thekson se me gjithë luftën e pabarabartë, PD e ka siguruar mandatin e katërt në Lezhë, ndërsa shtoi se është blerë mandati i pestë.

“I takon që ne praktikisht të kemi të garantuar mandatin e katërt. Është absolutisht i garantuar mandati i katërt. Në rang kombëtar ka një truk për të mashtruar opinionin publik. Mund ta konfirmoj edhe këtu, numërimet kanë nisur nga bastionet e humbura. Në Zadrimë ka pasur presion. Në Laç e kanë nisur me qytetin. U them që ka pasur tentativa shumë të mëdha për abuzime shit-blerje vote. Jam i bindur që ka qenë gjithë pushteti lokal në shitblerjen e votës. Paratë janë shpërndarë nga zyrat e bashkive. Kemi bërë një luftë të pabarabartë por kemi fituar. Në gjithë Shqipërinë janë numëruar bastionet e PS-së. Ky është truku i fundit elektoral i Ramës. Jam i bindur që na është blerë mandati i pestë. Patjetër, kemi prova. I kemi filmuar. Kryetarët e bashkive kanë qenë shefat e blerjes së votës. Me gjithë paratë që janë hedhur, ne e kemi fituar mandatin e 4-ët dhe kemi 5000-6000 vota mbi mandat”, tha Mark Marku.