zoom

Aktualitet

“Myslimanët duhet të ndëshkohen”! Plagosi 5 persona në xhami, njëri prej tyre në operacion

Sulmi me thikë i ditës së djeshme në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë i ka kaluar tashmë për hetim Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Cështja në Prokurori, për autorin Rudolf Nikollaj është referuar për financim të terrorizmit, që dënohet si vepër penale në Shqipëri me 15 vite burg ose burgim të përjetshëm apo gjobë 5-10 milionë lekë.

Nikollaj në momentet e para kur është shoqëruar ka deklaruar se ‘’Myslimanët duhet të ndëshkohen’’. Mësohet se nga 5 të plagosurit, 4 kanë lënë spitalin, kurse një tjetër, Kleon Jaupaj është në operacion, pasi ka dëmtime në pjesën abdominale shumë pranë veshkës.

Ditën e djeshme te rruga e Kavajës, Rudolf Nikollaj hyri në xhaminë “Dine Hoxha” dhe sulmoi besimtarë, ku plagosi 5 persona, por më pas u neutralizua nga policia dhe frektuentues të xhamisë.