Aplikacion
Seanca e radhës do të mbahet më 8 prill, në orën 13:00. Shkak i shtyrjes, është bërë mungesa e prokuroreve. Përmes një shkrese, dy prokuroret e SPAK, vunë në dijeni gjykatën se nuk mund të paraqiteshin në seancë për arsye objektive.
Ashtu si në çdo seancë, avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj u paraqitën në ambientet e GJKKO.
Berisha ka bërë disa herë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por ajo është refuzuar. Po ashtu ai ka kërkuar që të jetë i pranishëm në seancat plenare, si e drejtë e tij për të përfaqësuar interesin e qytetarëve që e kanë zgjedhur, në Kuvend.
Pavarësisht pretendimeve të tij, GJKKO ka refuzuar kërkesat, teksa prej tre muajsh nuk ushtron mandatin e deputetit dhe nëse nuk paraqitet në Parlament për 3 muajt e ardhshëm, atëherë rrezikon mandatin e deputetit.
Berisha ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, bashkë me dhëndrin, për dosjen e kompleksit “Partizani”. /ZOOM.AL/