zoom

Aktualitet

Mungesa e prokurorëve të SPAK shtyn në Apel seancën për Berishën. Avokati ngre dyshime

Shtyhet përsëri seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, për pjesëmarrje në seancat plenare, pasi masa “arrest shtëpie” e pengon të jetë aktiv politikisht dhe SPAK nuk e ka autorizuar me leje pjesëmarrjeje, duke ia refuzuar kërkesën proceduriale.

Avokati Genc Gjuokutaj tha për mediat se arsye e shtyrjes është mungesa e pjesëmarrjes së prokurorëve.

“Prokurorët munguan për arsye profesionale, seanca e radhës mbahet në datë 25 mars. Janë dy prokurorë, njëri prej tyre duhej të ishte prezent. U caktua një datë tjetër, 25 mars në orën 09:00 do të mbahet seanca e radhës.

Kërkojmë që Berisha të marrë pjesë në seanca plenare. Pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj, këta nuk marrin pjesë”, tha Gjokutaj.

GJKKO caktoi ndaj ish-kryeministrit masën ‘arrest shtëpie’ më 30 dhjetor të vitit të kaluar, për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”, bashkë me dhëndrin, Jamarbër Malltezi, akuza që janë hedhur poshtë nga avokatët. /ZOOM.AL/