zoom

Të gjitha

Muharrem Hoxha në zi! Humb bashkëshorten si pasojë e Covid-19

Një lajm i trishtë është bërë me dije ditën e sotme për aktorin e njohur të humorit, Muharrem Hoxhën.

Sipas “Shqiptarja.com”, bashëshortja e aktorit, Jalldiz Hoxha, fatkeqësisht e ka humbur betejën me koronavirusin dhe është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Mësohet se çifti ishte zhvendosur për të jetuar në Pogradec me qëllim që të ishin më të mbrojtur nga Covid-19, por për fat të keq 65-vjeçarja u infektua dhe virusi i mori jetën.

Ditën e sotme ajo do të përcillet për në banesën e fundit , në varrezat e vjetra të Durrësit.

Kujtojmë se Muharrem Hoxha është aktor komik shqiptar nga qyteti i Durrësit lindur me 18 janar 1954. Ka punuar për një periudhë të gjatë nga ’73 – ’86 në “Pallatin e rinisë” në qytetin e Durrësit, Ai ka marrë pjesë te teatri i kukullave ku ka punuar për 14 vjet, po kështu është angazhuar në mbrëmjet e vitit të ri, si në programet për fëmijë dhe në ato për të rriturit. Ai është vlerësuar në vitin 2000 si “Njeriu i shekullit”, “Krenaria e qytetit”, për Durrësin, ka fituar si “Aktori me i mirë” në festivalin e Dibrës së Madhe me trupën e Korçës me shfaqjen “Ju ftojmë në dasmën e babait”. Në vitin 2003 është nderuar me Urdhrin “Naim Frashri i Argjendë”, ndërsa në vitin 2010 ka marrë “ Naim Frashri i Artë”. Në vitin 1983 në qytetin e Lushjes nderohet me çmimin “Laureat i festivalit”. Të njëjtin çmim e merr dhe në Fush-Arrëz, në 1989.