zoom

Të gjitha

Motra e aktores së njohur në pranga/ I gjendet drogë në banesë

Motra e aktores së famshme dhe të mirënjohur për publikun shqiptar, Ornella Muti-t është vënë në pranga.
Ajo është arrestuar për posedim droge. Prej kohësh, policia po heton trafikimin e kësaj droge nga jashtë dhe vetëm pak javë më parë, prezantuesi televiziv, Ciro Di Maio, u arrestua për të njëjtën arsye.

U aktivizuan shumë kontrolle nga policia kufitare Fiumicino, ku dhe u identifikua një dërgesë e dyshimtë drejtuar Claudia Rivelli-t, motrës së Ornella-s.
Pasi u konstatua përmbajtja e paketës, policia u vendos në adresën në të cilën dërgesa, e kryer me një korrier privat, nga ora 10 e mëngjesit.
Ata pritën për dy orë rresht, deri në mesditë, që të bëhej dorëzimi dhe më pas përgjuan telekomunikacionin në shtëpinë e Claudia Rivelli-t.

Pasi kishin konstatuar se paketa e dorëzuar ishte ajo që përmbante drogën ata hynë në shtëpinë e aktores dhe në tryezë gjetën një shishe të paketuar.
Ajo tha për policinë se shishja e paketuar ishte gati për një dërgesë jashtë vendit për të birin e saj që jeton në Londër.
“Ato janë produkte që shërbejnë për pastrimin e makinës”, u shpreh ajo.
Po ashtu motra e Ornella-s tha se atë substancë, pa ngjyrë dhe pa erë, e përdor për të pastruar enët prej argjendi.