zoom

Aktualitet

“Motoristja” në Elbasan përplas 33-vjeçarin, policia jep detajet

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Emin Matraxhiu në Elbasan. Një motor që drejtohej nga një vajzë 32-vjeçare me iniciale K. S., 33 vjeç që po udhëtonte me biçikletë.

“Më datë 14.01.2022, rreth orës 19: 20, në lagjen Emin Matraxhiu, motomjeti me drejtues shtetasen I. E., 32 vjeçe, ka aksidentuar biçikletistin, shtetasin K. S., 33 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi  K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.