zoom

Aktualitet

Moti sot, ja surprizat që ju presin

Vendi ynë do të paraqitet me mot të kthjellët në gjysmën perëndimore por vranësira të lehta do ketë në zonat përgjatë kufirit lindor, sipas meteoalb. Pas mesditës vranësirat bëhen të dukshme  në të gjithë vendin por pa reshje.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në mëngjes ulen lehtë në mesditë duke bërë vlerat ditore të luhaten nga  2°C  deri në 20°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi  35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa; Mbetet Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore në ndikimin e masave ajrore të ftohta dhe me reshje të dendura dëbore. Ku më problematike situata vijon në zonat lindore të kontinetit. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta mbizotërojnë gjithë pjesën tjetër të Europës.