zoom

Aktualitet

MOTI/ Meteorologët zbulojnë ku dhe kur do të ketë reshje nesër

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe vranësira, të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, valëzmi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parshikohen:
në zonat malore 17 deri 33°C
në zonat e ulëta 20 deri 35°C
në zonat bregdetare 22 deri 34°C