Aplikacion
Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite në veri dhe në qendër të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Deti i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 21°C
në zonat e ulëta 15 deri 27°C
në zonat bregdetare 15 deri 26°C