Aplikacion
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pas një jave të nxehtë, me temperatura që arritën deri në 41 gradë, sot disa zona do të përjetojnë reshje shiu, falë vranësirave që do të shtohen gjatë orëve të pasdites në relievet kodrinore-malore të vendit.
Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në formën shtrëngatave.
Reshje shiu parashikohen në relievet malore të Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Korçës.