zoom

Të gjitha

Mos harroni çadrën, sot reshje shiu përgjatë ditës

Vranësira e shpeshta, të cilat herë pas herë do fuqizohen duke sjellë reshje shiu, do të dominojnë territorin shqiptar deri pas mesditës.

Sipas Meteoalb, pas mesdite pritet një përmirësim gradual i motit duke ri-kthyer kthjellimet në zonat bregdetare dhe gjatë natës kthjellimet do të përfshijnë thuajse gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në të dyja vlerat ditore ku vlerat ditore duke u luhatur nga 3°C në zonat malore deri në 15°C maksimumi në rang territori.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.