zoom

Bota

“Mos e hapni frigoriferin”! Shtëpia e ferrit, në shitje për 427 mijë paund

Një shtëpi e ndotur dhe e shkatërruar e përshkruar nga një agjent pasurish si një “copë e vogël ferri” është në shitje për 427,000 paund. Por pavarësisht gjendjes së tmerrshme, qytetarët kanë shfaqur interes për ta blerë.

Prona me pesë dhoma gjumi në Colorado Springs, Colorado, SH.B.A. gjendet mes shtëpive të tjera shumë më të shtrenjta.

Nga jashtë ajo duket në rregull, por brenda mban një erë të rëndë, si dhe shumë vandalizëm e shkatërrim.

Mimi Foster, agjentja e pasurive, teksa reklamoi pronën, shkroi :

“Nëse ëndërroni të zotëroni copën tuaj të vogël të ferrit dhe ta ktheni atë në një copë parajsë, atëherë mos kërkoni më tej.”

Reklamimi i zonjës duket se ka funksionuar, pasi pas paralajmërimit të saj për “të mos hapur frigoriferin”, ofertat e para mbërriten.Më tej ajo shkroi se do të pranohen oferta nga njerëzit që kanë ardhur për ta “nuhatur atë së pari”.

Ajo pretendon se ka marrë 16 oferta në 24 orët e para që shtëpia doli në treg. Dyshohet se shtëpia u shkatërrua nga një qiramarrës i papërgjegjshëm, që e mbante atë më parë.