zoom

Aktualitet

Mori dozën e dytë të vaksinës, infermieri nga Hasi përfundon në gjendje të rëndë

Një infermier nga Hasi është përkeqësuar pasi ka marrë dozën e dy të vaksinës Pfizer. Ai është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, raporton Fax.

Infermieri me iniciale M. Ll ishte një nga bluzat e bardha i cili u vaksinua në Shkodër pas nisjes së fushatës nga Ministria e Shëndetësisë. Por vetëm pak ditë pasi mori dozën e dytë të vaksinës, gjendja e tij është përkeqësuar.

Ai ka patur probleme si ënjte, dhe fryrje abdominale dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt spitali të Gjakovës. Të afërmit e infermierit shprehen se pas analizave të gjakut, është vënë re se treguesi për mpiksjen e gjakut është 4 herë më i lartë nga norma maksimale. Megjithatë, disa kolegë të infermierit shprehen se ai ka patur probeme të hershme dhe nuk e lidhën drejtpërdrejt me faktin se ai bëri dozën e dytë të vaksinës së Pfizer.