zoom

Aktualitet

Morën peng 34-vjeçarin, arrestohen tre të rinjtë në Gjirokastër

Tre personat që mbajtën peng për disa orë 34-vjeçarin në Gjirokastër, përdorin armë gjahu për ta kërcënuar.

Kanë qenë tre persona, Enea Taho 33-vjeç, Myrteza Domi 28 vjeç dhe Denisa Karaqozi 35 vjeçe, që kanë mbajtur peng 34-vjeçarin për disa orë, të mbanin edhe një thikë të madhe në banesën ku mbanin peng 33-vjeçarin. Përveç armës, ata mbanin edhe lëndë narkotike të llojit kanabis, të cilën e kishin ndarë ne qese dhe letër alumini dhe ende  nuk dihet nëse e përdorën për personin që mbajtën peng, nëse e kishin për konsum apo për ta shitur.

33-vjeçari u mor peng ditën e sotme për disa orë në Gjirokastër nën kërcënimin e armës dhe u desh ndërhyrja e policisë për lirimin e tij. I përfshirë në ngjarjen e rëndë ka qenë edhe një i mitur, i cili është lënë për tu proceduar në gjendje të lirë.