zoom

Të gjitha

Monica Bellucci do të interpretojë në Akropolin e Athinës

Aktorja me famë ndërkombëtare, Monica Bellucci ndodhet në Athinë për të interpretuar monologun “Maria Callas: Lettres & Memoires” nga Tom Volf, të cilin ajo do ta luajë në frëngjisht në skenën e teatrit antik ”Herodes Atticus Odeon”, nën Akropol, për tre netë, nga 21-23 Shtator.

Bellucci mbajti një konferencë shtypi për gazetarët grekë pas mbërritjes së saj, duke folur për hezitimin e saj fillestar kur Tom Volf i ofroi asaj pjesën, e cila ishte përvoja e saj e parë e aktrimit në teatër dhe aq e ndryshme nga kinemaja si dhe nuk e fshehu dashurinë e saj për Greqinë.

”Nuk isha në gjendje të rezistoja, pasi letrat e Callas ishin plot emocione, dobësi dhe ndershmëri. Ajo grua që kishte bërë një jetë të guximshme, e cila ndoqi zërin e zemrës së saj dhe nuk u komprometua”, shtoi ajo.

Callas bëri atë që ajo donte dhe e dinte se çfarë po bënte, duke sakrifikuar jetën e saj në muzikë dhe karrierën e saj dhe më pas duke u përpjekur të jetonte si grua sapo takoi Aristotelis Onassis. Maria Callas mbeti një grua moderne dhe frymëzuese”, u shpreh Bellucci.

Monologu bazohet në një libër të Tom Volf dhe në filmin e tij të fundit “Maria by Callas”, në të cilin ai mblodhi më shumë se 350 letra të pabotuara të shkruara midis 1946 dhe 1977.