zoom

Aktualitet

Momenti rrëqethës kur djali 20-vjeçar gjen prindërit e vdekur, përfundon në spital nga tronditja

Zoom.al ka siguruar videon e momentit ku disa familjarë largojnë djalin e çifit Bici nga vendi i ngjarjes, ku ai gjeti të vdekur dy prindërit.

20-vjeçari nënën e gjeti të vrarë me sëpatë, ndërsa babanë të varur në pemë. Tronditja për të ka qenë aq e thellë sa mësohet se ka përfunduar në spital ku i është nevojitur kujdesi i mjekëve.

Në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, pasditen e kësaj të hëne u shuan dy jetë. Për shkaqe që ende janë të paqarta, Qemal Bici i mori jetën gruas së tij 53-vjeçarje, Menturie Bici duke e goditur atë me sëpatë. Pas krimit makabër që kreu në shtëpi, 56-vjeçari i dha fund jetës, duke u varur në pemë në oborrin e shtëpisë. Çifti Bici ishin prindër të 4 fëmijëve ndërsa dy prej tyre ishin në emigrim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)