zoom

Bota

Momente tmerri në Romë/ Emigranti kërcënon me thikë policët, qëllohet me armë

Një moment paniku është regjistruar pasditen e së shtunës në Romë, ku policia qëlloi ndaj një 44-vjeçari ganez që kërcënonte efektivët me një thikë të madhe në dorë.

Ganezi nuk shkaktoi të lënduar, por ishte agresiv dhe refuzonte të hidhte thikën në tokë. Ai u paralajmërua nga policia, por i kërcënoi agjentët, të cilët u detyruan ta qëllonin me armë për ta neutralizuar.

44-vjeçari me precedentë të mëparshëm penal u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.