zoom

Të gjitha

Mjekja shqiptare në Zvicër: Jemi pranë një bombe, Shqipëria po kalon atë që kaloi Lombardia

Doktoresha Elona Cekani në Zvicër dhe disa kolegë të tjerë i kanë dërguar një letër kryeministrit, presidentit dhe krerëve të shtetit me rastin e zgjedhjeve, të kontribuojnë në zbatimin e masave antiCovid.

Letra është firmosur nga 12 mjekë dhe janë shtuar 428 të tjerë nga diaspora dhe nga Shqipëria.

Cekani shprehet se jemi pranë një bombe dhe se Shqipëria po kalon prej janarit atë që kaloi Lombardia para një viti, ndërsa për zgjedhje situata do rëndohet dhe më tej.

“Rastet e reja janë dyfishuar po ashtu dhe vdekjet. Që nga fundi janarit gjërat po përkeqësohen, problemet janë nga më të ndryshmet ndoshta nga indeferenca apo keqmenaxhimi. Jemi pranë një katastrofe që mund të kthehet në katastrofë gjatë fushatës. Duhet t’iu tregojmë vendimmarrësve të tregojnë sa më shumë kujdes. Jemi pranë një bombe. Ajo që Lombardia kaloi në para një viti, ka filluar Shqipëria ta kalojë në janar dhe shkurt dhe imagjinojeni në mars kur fushata elektorale të jetë në kulmin e saj dhe në prill kur njerëzit të shkojnë drejt kutive të votimit. Situata është tepër shqetësuese. Vendimmarrësit të jenë shembull për respektimin e masave”, u shpeh mjekja për “A2 News”.