zoom

Bota

“Mjekët nuk shfaqen fare në dhomë”! Denoncoi situatën, ndërron jetë nga Covid aktori 35-vjeçar

Aktori indian ka ndërruar jetë nga koronavirusi, pak orë pasi u shfaq në një video duke kritikuar sistemin shëndetësor për moskujdes ndaj pacientëve.

Rahul Vohra, 35-vjeç, ndërroi jetë në spitalin e New Delhit, pasi u shtrua në spital në fillim të majit. Gruaja e tij Jyoti Tiwari shpërndau lajmin për vdekjen e partnerit të saj në Instagram, ku e shoqëroi me videon e aktorit nga shtrati i spitalit.

Në video, Vohra shihet me maskë oksigjeni duke vuajtur shumë nga dhimbjet dhe mezi arrinte të merrte frymë.

“Pacientët thërrasin mjekët dhe ata nuk shfaqen fare në dhomë. Ndodh që vijnë një orë më vonë dhe ju duhet të përballeni me situata të ndryshme”, deklaronte Vohra në videon e publikuar.