zoom

Aktualitet

Mjekët “kënaqen” me rritjen e pagës 15 mijë lekë/ Tërhiqen nga peticioni për Ramën

Mjekët e familjes tërhiqen nga peticioni që i bënë para pak ditësh kryeministrit Edi Rama në lidhje me shtesën e pagës prej 50 mijë lekë të reja të cilën pretendonin mjekët që kishin diplomë specializimi.

Pas një takimi në Ministrinë e Shëndetësisë, vetëm një javë para zgjedhjeve mjekët dakortësuan që të trajtohen me vetëm 15 mijë lekë të reja shtese, pasi iu premtua se do të ketë tjetër rritje deri në vitin 2024.

Rritja e pagave për mjeket specialistë me 50 mijë lekë të reja krijon ndasi tek mjekët e familjes që ofrojnë shërbim shëndetësor në qendrat shëndetësore, ku është edhe kontakti i parë i pacientit me sistemin shëndetësor publik.

Pothuajse mbi gjyma e mjekëve që ofrojnë shërbim si mjek familjeje janë mjekë të përgjithshëm, pra që nuk kanë diplomë specializimi për mjek familjeje. Përllogariten vetëm 90 mjekë të cilën janë specializuar si mjek familjeje dhe sipas vendimit të Këshillit të Ministrave duhej të përfitonin 50 mijë lekë të reja shtesë.

Por kjo krijoi diferencë në trajtim pagese me pjesën dërrmuese të mjekëve të cilët prej 10 apo 30 vitesh kanë ofruar shërbim si mjek familje. Pjesa dërrmuese e mjekëve deklaroi se do të zhvillonte protestë për këtë diferencim. Kjo detyroi Ministrinë e Shëndetësisë të ndryshonte brenda pak ditësh udhëzimin dhe të dërgonte një tjetër ku hoqi gati 30 mijë lekë e duke i trajtuar mjekët me 15 mijë lekët shtesë.

Duke e konsideruar fyerje 90 mjekët e familjes me diplomë specializimi i drejtuan ankesë kryeministrit të vendit. Por vetëm një javë para zgjedhjeve ministrja e Shëndetësisë u ul me pjesën e mjekëve të pakënaqur duke u premtuar ndryshim të kontratave dhe rritje tjetër page deri në vitin 2024.