Aplikacion
Politikani Kreshnik Spahiu, ka ndarë një postim në rrjetin social Facebook, duke ngritur pikëpyetje mbi këtë godinë madhështore që vazhdon të mbetet pa aktivitet.
Në postimin e tij, Spahiu pyeti: “Pse kjo godinë madhështore në autostradë rri bosh…?”, duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve dhe ndjekësve të tij.
Ndërtesa, sipas informacioneve të marra nga vetë Spahiu, është ndërtuar nga Besim Elshani, një shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili aktualisht jeton në Slloveni.
Godina është ndërtuar prej shumë vitesh, por deri më sot nuk ka pasur asnjë lloj aktiviteti se paku te deklaruar.
Kushto qe udheton ne rrugen Tirane-Durres apo Tirane-Rinas e ka vene re ndertesen ne fjale duke menduar se mund te jete hotel, rezidence biznesi, kazino, etj, por pa ditur saktesisht cfare ka brenda saj.
Ky fakt ka ngjallur kuriozitet dhe spekulime mbi qëllimin fillestar të saj, ndërsa qytetarët presin të mësojnë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me këtë strukturë madhështore, e cila për momentin mbetet një mister i pazgjidhur.
Më shumë për biznesmenin Besim Elshani
Eshtë raportuar më herët se kompania e tij ka paditur Maqedoninë e Veriut në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në Uashington duke kërkuar 110 milionë dollarë dëmshpërblim.
Subjekti i biznesit Amadeus Group që zotërohet nga biznesmeni Besim Elshani dhe Elisabeta Gjoni e ka kryer ankimin gjyqesor për shkak te nje ndërtimi i një hoteli dhe një qendre tregtare në qendër të Shkupit.
Sipas padisë projekti ka ngecur dhe kompania për këtë bën përgjegjëse qeverinë e Maqedonisë së Veriut duke kërkuar dëmshpërblimin prej 110 milionë eurosh, kane raportuar mediet.
Në vitin 2014, qeveria e Shkupit nisi një program agresiv për rindërtimin e kryeqytetit me ndërtesa të stilit klasik barok për të vënë në pah historinë e vendit.
Sipas të dhënave, programi kushtoi të paktën 650 milionë euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që edhe kompani private u orientuan të ndërtonin sipas këtij stili.
Në atë vit, kompania shqiptare Amadeus Group bleu një truall në qendër të Shkupit nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, përmes një marrëveshje, ku merrte përsipër ndërtimin e një hoteli 16 metër të lartë të stilit barok, por me sa duket palët nuk arritën ta realizonin projektin për shkak të mosmarrëveshjeve.
Në Shqipëri Amadeus Group zotëron ndërtesën e famshme Amadeus Palace, në vendin e quajtur mbikalimi i Rinasit. Për këtë ndërtesë, e cila qëndron prej vitesh jo funksionale ka patur disa tentative për ta kthyer në hotel dhe kazino. Por deri më tani aty nuk ka ende asnjë aktivitet.
Megjithate, vetë pronari dhe ndertuesi i objektit, Besim Elshani, ka thene kohe me pare ne 2015, se godina do te jete hotel qe do u ngelet shqiptarëve për artin dhe punën e artizanëve.
Historike/ Nderohet me Çmimin Nobel për Paqen grupi japonez kundër armëve bërthamore