Aplikacion
Ai po qëndronte në një bujtinë në Valbonë, por prej datës 6 shtator nuk ka asnjë gjurmë prej tij.
Turisti është larguar të premten nga bujtina për të eksploruar Bjeshkët e Nemuna, por më pas nuk është kthyer në vendin ku po qëndronte.
Familjarët dhe banorët kanë kërkuar ndihmë për ta lokalizuar pasi nuk kanë mundur të kontaktojnë me të.
Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka nisur operacionin e kërkimit.