Aplikacion
Për misionin e OSBE-së, korrupsioni është faktori kryesor që po zbras Shqipërinë dhe po nxit emigracionin.
Pjesë nga deklarata:
“Shqipëria përballet me një sfidë të madhe nga korrupsioni, i cili është një pengesë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe kontribuon në emigracionin e lartë. Ne mirëpresim strategjinë e qeverisë për të luftuar korrupsionin në sektorë me rrezik të lartë si prokurimi publik dhe administrata tatimore. Mbështetja e misionit në terren për reformat e sektorit gjyqësor do të çojë në një bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet organeve të zbatimit të ligjit, prokurorëve dhe gjyqtarëve për të trajtuar korrupsionin e nivelit të lartë. Trajnimi i ekipit tuaj për Gjykatën e Lartë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ndihma për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë po përmirësojnë vendimmarrjen dhe po rrisin transparencën.
Fatkeqësisht, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri – si të gjitha misionet e tjera në terren – përballet me vështirësi të konsiderueshme operacionale për shkak të kufizimeve të rënda financiare. Paaftësia e shteteve pjesëmarrëse për të miratuar një buxhet të unifikuar ka vënë në presion të panevojshëm aftësitë e të gjitha misioneve në terren për të kryer me efektivitet mandatet e tyre, duke ndikuar në gjithçka, nga personeli dhe burimet deri te zbatimi i programit. Ne inkurajojmë Armeninë dhe Azerbajxhanin që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në lidhje me buxhetin për të mirën e të gjithë OSBE-së dhe u bëjmë thirrje të gjitha shteteve pjesëmarrëse të angazhohen në negociata me mirëbesim për të miratuar Buxhetin e Unifikuar 2024 sa më shpejt të jetë e mundur.”
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia