zoom

Sport

Mired Reçi tregon përse Tirana e meriton titullin: Në Laç superior, Abazaj po luan me një këmb

Tirana po vazhdon të kryesojë renditjen në Superiore dhe është shumë afër titullit kampion.

Bardheblutë kanë arritur që të fitojnë edhe në transfertën e Laçit duke e mbajtur diferencën në dy pikë me Partizanin.

Ish-futbollisti Mired Reçi, ishte i ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”, ku foli për sezonin dhe rrugëtimin e Tiranës.

Gara për titull – “Tirana ka qenë më në vështirësi se Partizani në këto javët e fundit. Një ekip që kërkon titullin kampion, duhet të gjejë forcën e reagimit edhe me mungesa. Tirana ka Abazajn që luan me gjysmë këmbe. Abazaj po sakrifikon shumë, po rri aty se e di që nuk ka më lojtar tjetër, kë të fusin. Lushkja është i dëmtuar”.

Menaxhimi i ekipit – “Tirana po e menaxhon shumë grupin deri tani, Shehi ka bërë punë shumë të mirë edhe në anën psikologjike. Për t’u vlerësuar në këtë kampionat është se gara është e drejtë, nuk ka ekipe që kanë bërë tolerime apo pazare. Unë e pash ndeshjen e Tiranës në Laç, kishte Fair-Play dhe u luajt vetëm futboll, fitoi ekipi më i mirë”, tha Reçi. /zoom.al/